Kiçmari: Që nga krijimi i Republikës, s’kemi pasur veprim e përfaqësim më të dobët diplomatik

27 maj 2019 | 23:43

Ish-ambasadori i Kosovës në Austri dhe Australi, Sabri Kiçmari, ka thënë se Kosova që nga krijimi i Republikës, s’ka qenë më dobët se sot në veprim dhe përfaqësim të politikës së jashtme.

Në Interaktiv të KTV-së, ai ka thënë se Kosova ka mbetur vetëm si reaguese ndaj veprimeve të Serbisë, duke e ndërlidhur këtë me arrestimin e zyrtarit të ATK-së, Marjan Gjoka.

Ai ka thënë se në vend që të veprohet në mënyrë konkrete për të zgjidhur çështjet e dorës së parë, MPJ-ja ka mbetur vetëm të reagojë ndaj veprimeve të Serbisë.

“Po kthehet në reaguese në vend që të merret me dy procese që kanë mbetur prapa. Nën 1 te njohjet dhe nën 2 te procesi i integrimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare. Ka rënie të profesionalizmit te MPJ-ja. Kuadri profesionist, diplomatët e karrierës, pothuajse janë reduktuar në masë minimale e përditë e më shumë është mbushur niveli i përfaqësimit të ambasadorëve me kuadro politike pa përvojë e dije për të përfaqësuar vendin. Që nga krijimi i Republikës, s’kemi pas situatë kaq të dobët veprimi dhe përfaqësimi të politikës së jashtme”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtari i lartë i Partisë Demokratike të, Kosovës, Nijazi Kryeziu,…