Zhvillimet në veri, presidenti mbledh strukturat e sigurisë

28 maj 2019 | 09:47

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në orët e para të mëngjesit ka mbledhur të gjitha strukturat e sigurisë në Kosovë.

Në zyrën e Thaçit janë parë duke hyrë drejtori i AKI-së, Shpend Maxhuni, drejtori i Policisë dhe udhëheqës të institucioneve të drejtësisë, takim i cili edhe aktualisht është duke u zhvilluar.

Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën edhe zyra e Presidencës së Kosovës.

E gjithë kjo po ndodhë pas aksionit i cili po zhvillohet në veri të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka lëshuar urdhër për të vendosur…