Vojvoda lë Mouscronin për Standardin

28 maj 2019 | 12:12

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Mërgim Vojvoda, ka ndërruar skuadër, por jo edhe ligën, për faktin se do të luajë sërish në Belgjikë.

Fotografia e Avdyl Miftari

Vojvoda, i cili mbulon krahun e djathtë të mbrojtjes, ka ndarë rrugët me skuadrën e Mouscronit për ta vazhduar një aventurë të re.

Është skuadra e Standard Lieges ajo që ka nënshkruar me mbrojtësin nga Drenica. Mërgim Vojvoda ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me skuadrën e re dhe do ta bartë numrin 27 në fanellë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është lansuar kënga me e re e cila titullohet “Havana”.…