Turqia sulmon militantët kurdë në Irak

28 maj 2019 | 12:47

Njësitë komando të ushtrisë turke të mbështetura edhe nga forcat ajrore dhe ato artilerike kanë sulmuar militantët kurdë në veri të Iraku, njoftoi ministria e Mbrojtjes e Turqisë.

Aksioni ushtarak ka filluar me sulme nga ajri dhe më pas operacioni është vazhduar nga forcat tokësore.

Sipas zyrtarëve nga Ankaraja, qëllimi operacionit është “neutralizimi i terroristëve dhe shkatërrimi i mburojave të tyre” në rajonin kufitar me Turqinë.

Turqia rregullisht sulmon bazat e Partisë së Punëtorëve të Kurdëve (PKK_, në malet përreth rajonit verior të Irakut.

Autoritetet turke vlerësojnë se aktiviteti i kurdëve në Siri dhe Irak cenon sigurinë kombëtare të Turqisë, raporton “Rel”.

Presidenti turk, Rexhep Taip Ergogan ka kërkuar t’i jepet fund prezencës së këtij grupi në afërsi të kufijve të Turqisë.

Ankaraja lufton kundër PPK-së për tre dekada në juglindje të vendit, që popullohet nga kurdët, ku nga luftimet janë vrarë rreth 40 mijë persona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë aksionit të Policisë së Kosovës është arrestuar edhe një…