Veseli viziton policët e plagosur në krye të detyrës gjatë operacionit në veri

28 maj 2019 | 13:06

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka vizituar policët e plagosur në krye të detyrës gjatë operacionit të sotshëm në veri.

Ai i ka falënderuar policët për punën që bëjnë për sundimin e ligjit në shtetin tonë.

Sipas Veselit, të  gjithë do të jenë të barabartë para ligjit.

“Takova policët e plagosur në krye të detyrës gjatë operacionit të sotshëm dhe i përgëzova për trimërinë dhe profesionalizmin që kanë dëshmuar. U gëzova që lëndimet i kishin të lehta dhe i falënderova për punën që bëjnë për sundimin e ligjit në shtetin tonë. Duke iu uruar shërim të shpejtë theksova se as uniforma dhe as posti zyrtar nuk ka për të mbrojtur asnjë kriminel nga forca e ligjit. Të gjithë të barabartë para ligjit!”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Fotografia e Kadri VeseliFotografia e Kadri Veseli

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Spitalin e Mitrovicës aktualisht janë të shtrirë katër policë…