KRU “Prishtina” vazhdon me mbajtjen e ligjëratave për fëmijë

28 maj 2019 | 13:47

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, (KRUP) gjatë ditës së martë priti në vizitë fëmijë nga niveli parashkollorë dhe  nga kopshti “ Bota e Çudirave”, në Prishtinë.

“Vizita u realizua në Fabrikën e Trajtimit të Ujit në Shkabaj. Rreth 20 fëmijëve parashkollorë të këtij kopshti , stafi i ujësjellësit të Prishtinës u mbajti një ligjëratë elementare për vlerat e pamohueshme, rëndësinë dhe përdorimin e drejtë të ujit të pijshëm. Fëmijët e vegjël ishin mjaft të lumtur që vizituan fabrikën më të madhe të ujit të pijshëm në Republikën e Kosovës. KRU “Prishtina”,  që nga java e kaluar është duke mbajtur ligjërata për fëmijë, duke filluar nga parashkollorët, që të vazhdojë më pas edhe me nxënës të shkollave fillore të mbarë zonës së shërbimit. T’u mësojmë fëmijëve tanë , gjërat më të bukura për jetën!”, thuhet në njoftimin e KRUP “Prishtina”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas aksionit të Policisë së Kosovës në veri të Kosovës,…