Joshua: Nuk e kuptoj ç’po bën Wilderi

29 maj 2019 | 11:57

Mbajtësi i katër brezave kampion bote, Anthony Joshua, është rikthyer të flasë për negociatat që po zhvillohen midis tij dhe amerikanit Deontay Wilder.

Sipas boksierit anglez, sjellja e Wilderit është e pakuptueshme për këtë, duke kujtuar refuzimin e një oferte prej 100 milionë dollarësh.

“Fury dhe Wilder janë në fundin e karrierës së tyre. Kanë mbi 11 vjet si profesionistë. Nuk po arrij të kuptoj se çfarë po presin. Unë kam edhe disa vjet të tjerë për t’u përmirësuar më shumë. Wilder refuzoi një marrëveshje 100 milionë dollarëshe. Do të kryente një duel për nxehje dhe më pas dy duele me mua, ngela i habitur kur ai nuk e pranoi këtë kontratë. Më shumë para se aq nuk mund t’i jepnim”, ka deklaruar Joshua.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës se Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka treguar se…