Hahni rekomandon hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërinë në BE

29 maj 2019 | 13:14

Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian (BE), Johannes Hahn, gjatë prezantimit të progresraporteve në Komitetin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, ka deklaruar se Shqipëria ka ndjekur reformat e transformimit rrënjësor të sistemit të drejtësisë.

“Ky është një shembull edhe për vendet e tjera. Të dyja vendet (Shqipëri e Maqedoni) kanë bërë progres. Në këtë bazë Komisioni rekomandon hapjen e negociatave për të dy vendet. Kushti kryesor është reforma në drejtësi”, ka thënë Hahni.

Sipas tij ekonomia e vendeve të Ballkanit Perëndimor ka ende mungesa thelbësore që duhen adresuar.

“Ka emigracion të lartë dhe ulje të nivelit të lindjeve. Bashkimi Evropian mbetet partneri më i madh i Ballkanit Perëndimor, por duhet të marrim parasysh investimet në rritje të Kinës, të cilat shumë shpesh neglizhojnë qëndrueshmërinë socio-ekonomike dhe financiare të vendeve ku investon”, është shprehur Hahni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Republika e Kosova ka përuruar autostradën “Arbën Xhaferi”, e cila…