Në Drenas vendosen shtatoret e heronjve, Rasim Kiçina dhe Bedri Shala

30 maj 2019 | 00:12

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, njoftoi se në mbrëmjen e sotme, janë vendosur shtatoret e dy heronjve, Rasim Kiçina dhe Bedri Shala, ndërsa nesër mbahet manifestimi solemn i përurimit të shtatoreve të dy heronjve.

Manifestimi solemn i përurimit të shtatoreve bëhet nën patronatin e Presidentit Thaçi, me këtë rast, Lladrovci fton qytetarët nesër për këtë solemnitet i cili fillon në ora 12:00.

Postimi i Lladrovcit në Facebook:

Sonte, në Sheshin “Fehmi Lladrovci”, u vendosën shtatoret e heronjve Rasim Kiçina dhe Bedri Shala. Ata tashmë, në bronz, do të jenë pjesë e jetës së qytetarëve që do të jenë në shesh, me lavdinë e jetës dhe veprës së tyre. Ftoj qytetarët, familjarët e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e UÇK-së, të jenë pjesë e ceremonisë së përurimit të shtatoreve të heronjve Rasim Kiçina dhe Bedri Shala, nën patronatin e Presidentit Thaçi. Ceremonia fillon në ora 12:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sporti i Kosovës edhe pas shpalljes së Pavarësisë dhe anëtarësimit…