Lirohen civilët serbë të arrestuar në veri të Kosovës

30 maj 2019 | 01:30

Gjashtë civilë serbë, të cilët ishin arrestuar të martën gjatë aksionit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në Zubin Potok, janë liruan sonte.

Sipas raportimit të “Radio Contact Plus”, Milovanoviq Predrag, Tomislav, Marko dhe Ivica, Milosh Orloviq dhe Dejan Dimoviq, tashmë janë të lirë.

Gjykatësja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Ljiljana Stevanoviq, ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë së Kosovës për zgjatjen e paraburgimit të gjashtë serbëve, transmeton “Klan Kosova”.

Gjyqtarja ka vlerësuar se nuk kishte prova të mjaftueshme nga prokuroria për t’i dërguar në mbajtje serbët, për pengimin e personit zyrtar në kryerjen e detyrës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Maurizo Sarri ka konfirmuar se Eden Hazard do të…