Deçani përkujton 9 dëshmorë dhe 13 martirë

30 maj 2019 | 15:18

Në nderim të nëntë dëshmorëve dhe trembëdhjetë  martirëve të rënë në altarin e lirisë, kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, nënkryetari Sami Cacaj, koloneli Abdyl Mushkolaj, zyrtarë të policisë, FSK-së, komunalë, bashkëluftëtarë, familjarë dhe qytetarë të shumtë, kanë vendosur kurora me lule dhe janë përulur para lapidarit të dëshmorëve ku skaliten emrat e tyre në qytetin e Deçanit.

Ramosaj ka thënë se heroizmi i tyre do të shërbejë si burim për fuqizimin e shtetit të Kosovës.  “Luftës sonë për liri e dinjitet këta djem trima ia shtuan pushkët e tyre për të rënë në mbrojtje të së drejtës sonë. Heroizmi i tyre do të na shërbejë përherë si burim për fuqizimin e shtetit të Kosovës. Kështu u tha gjatë këtyre homazheve . Vepra atdhetare e tyre, shëmbëlltyrë për breza. Lavdi e përjetshme!”, ka thënë Ramosaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka dënuar sulmin fizik ndaj…