![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/05/F3A7FEFC-4F1D-43BF-B1CA-357EE9A42F23.jpeg)
Skënderaj përkujton dëshmorin Fatmir Sahiti
30 maj 2019
| 20:13
Drejtorët e drejtorive të Komunës së Skenderajt, familjarët, bashkëluftëtarët dhe përfaqësuesit e Shoqatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë bërë sot homazhe te varri i dëshmorit Fatmir Sahiti, në 21–vjetorin e rënies së tij, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Po ashtu këtyre homazheve u janë bashkuar edhe shumë qytetarë.
Dëshmori i kombit Fatmir Sahiti para 21 vitesh ra heroikisht në mbrojtje të atdheut.