ShBA-ja njofton vendosjen e tarifës ndaj mallrave të Meksikës

31 maj 2019 | 11:43

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump, ka thënë se do të vendosë tarifa prej 5 për qind në importet e Meksikës, derisa ky vend të mos ndalë emigrantët e paligjshëm që kalojnë kufirit me ShBA-në.

Presidenti Trumpi ka thënë se se tarifat do të rriten në 25 për qind “derisa të zgjidhet problemi me emigrantët e paligjshëm”.

Tarifa fillestare për mallrat e Meksikës, sipas Trumpit, do të hyjë në fuqi më 10 qershor dhe nëse kriza vazhdon atëherë tarifa rritet gradualisht.

Menjëherë pas njoftimit ka reaguar Meksika e cila e quajti “katastrofike” vendosjen e tarifës.

Presidenti Trumpi ka deklaruar një emergjencë kombëtare për të trajtuar atë që ai pretendon se është një krizë në kufirin jugor të ShBA-së, raporton “Rel”.

Trumpi ka akuzuar Qeverinë e Meksikës se nuk ka bërë mjaft për të parandaluar rrjedhën e migrantëve të cilët kanë kaluar kufirin jugor të ShBA-së në kërkim të azilit. Shumica e tyre janë nga El Salvadori, Hondurasi dhe Guatemala.

Tregtia e mallrave dhe shërbimeve amerikane me Meksikën në vitin 2018 ishte në vlerë prej 671 miliardë dollarësh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, kryetari i Komunës…