Telekomi i Kosovës me kontratë të re kolektive

31 maj 2019 | 15:45

Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, së bashku me kryetarin e Sindikatës së Telekomit Lamih Balaj, kanë nënshkruar kontratën e re kolektive në Telekomin e Kosovës.

“Kjo kontratë kolektive është përpiluar në përputhje me kontratën nacionale dhe përcakton në mënyrë të qartë marrëdhëniet mes Telekomit të Kosovës dhe punonjësve, ngritë ndjenjën e sigurisë, respektit dhe përgjegjësisë në punë, si dhe përcakton zgjidhjen e drejtë dhe të paanshme të mosmarrëveshjeve të mundshme në të ardhmen”, ka thënë kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi.

Ai ka theksuar se nënshkrimi i kësaj kontrate gjithashtu krijon kanal të ri komunikimi, mundëson pjesëmarrjen e punonjësve në vendimmarrje dhe njëherësh dëshmon se Telekomi i Kosovës, përveç zhvillimit të aktiviteteve të zakonshme biznesore, gjithashtu i kushton rëndësi të veçantë raportit me punonjësit e vet.

“Kontrata kolektive është e rëndësishme edhe për shoqërinë tonë në përgjithësi, pasi që krijon klimë të favorshme e cila ndihmon në përpjekjet e përgjithshme të vendit për zhvillim ekonomik e social. Me këtë rast dua t’i inkurajoj të gjithë kolegët tanë që të vazhdojnë me përkushtimin e tyre në kryerjen e punëve dhe detyrave të përditshme për zhvillimin e kompanisë sonë”, ka thënë Istrefi.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural përmes programit për…