Fëmijët e çerdhes në Malishevë shënojnë Ditën e fëmijëve

31 maj 2019 | 16:11

Organizuar nga edukatoret dhe fëmijët e çerdhes në Malishevë, të premten është mbajtur një program i shfaqur nga fëmijët e kësaj çerdhe, me rastin e shënimit të Ditës së Fëmijëve.

Në këtë aktivitet, ishte i pranishëm edhe i pari i Malishevës, Ragip Begaj, i cili i ka uruar të gjithë fëmijët, me rastin e ditës së tyre.

Ditën ndërkombëtare të fëmijëve ua ka uruar edhe drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Blerim Thaçi, ndërsa drejtoresha e çerdhes, Behare Shala, pasi i ka uruar fëmijët, ka folur edhe për të drejtat e fëmijëve.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i…