Sqarim nga KEDS-i dhe KESCO për taksën e RTK-së

31 maj 2019 | 16:19

KEDS-i dhe KESCO përmes një komunikate për media kanë bërë me dije se kanë mësuar nga mediat fillimisht se ekziston, pastaj që ka kaluar në lexim të parë projektligji për RTK-në ku parashihet që taksa të inkasohet nga kompania.

“KEDS-i dhe KESCO nuk dëshirojnë në asnjë rrethanë të interferojë në punën dhe vendimet e deputetëve. Por, meqenëse është apostrofuar emri i kompanisë si përfituese nga ky projektligj, ne e bëjmë të qartë se nuk kemi asnjë përfitim nga ajo taksë. Për më tepër, duke e ditur se KEDS dhe KESCO janë kompani të rregulluara nga Zyra e Rregullatorit të Energisë (ZRRE) dhe ky institucion është i themeluar nga Kuvendi i Kosovës dhe i jep përgjegjësi këtij institucioni, kërkojmë nga të gjithë deputetët dhe partitë parlamentare që para se të dalin me konstatime se KEDS përfiton dicka nga kjo taksë, të marrin informacione nga ky institucion”, është thënë në komunikatën për media.

Më tej në këtë komunikatë theksohet se çdo kompani e rregulluar, në këtë rast edhe KEDS-i dhe KESCO i kanë të hyrat maksimale të lejuara, sikurse edhe fitimin e rregulluar, pra janë të përcaktuara strikt nga ZRRE.

“KEDS/KESCO sqaron për opinionin se janë të fokusuara vetëm në çështjet e energjisë elektrike, përkatësisht distribuimin dhe furnizimin me energji elektrike dhe në asnjë aktivitet tjetër që interferon operimet tona”, është thënë në komunikatën e KEDS-it dhe KESCO-s.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë me…