Kim Jong Un ekzekuton zyrtarët që dështuan në negociatat me SHBA-në

31 maj 2019 | 21:26

Lideri koreano-verior, Kim Jong Un ka urdhëruar ekzekutimin dhe zhdukjen nga politika e zyrtarëve më të lartë, që ishin pjesë në samitin e Hanoi me SHBA, i cili dështoi.

Sipas mediave në Korenë e Jugut pas dështimit të samitit të dytë me SHBA në Hanoi, Kim Jong-Un ka urdhëruar ekzekutimin e zyrtarëve, të cilët ai i quan përgjegjës për dështimin.

Në muajin mars të këtij viti është ekzekutuar kryenegociatori Kim Hiok-col, ndërkohë që ish-krahu i tij i djathtë, Kim Jong-col, ka përfunduar në një kamp riedukimi. Gjithashtu mësohet se Kim Jong-Un nuk ka kursyer as të motrën, se cilës i është këshilluar të ketë një profil të ulët publik.

Kryenegociatori Kim Hiok-col ishte homolog i përfaqësuesit të veçantë amerikan për Korenë  e Veriut Stefen Biegun dhe përfundoi para pushkatimit së bashku me katër zyrtarë të tjerë, nën akuzën e spiunimin për llogari të SHBA-së.

Ndërkohë Kim Jong-col, përkthyes i sekretarit amerikan të shtetit Majk Pompeo, të cilin e takoi dhe në Uashington mësohet të jetë dënuar me punë të rëndë në një provincë; ndërsa një përfaqësues i departamentit të frontit të përbashkët ndodhet në një kamp për të burgosurit politikë.

Edhe përkthyesja e liderit koreano-verior ka patur të njëjtin fat pasi është akuzuar se kishte njollosur autoritetin e Kim për një gabim gjatë punës së saj në përkthim.

Këta persona nuk ishin në delegacionin koreano-verior që mori pjesë në samitin mes Kim dhe presidentit rus Vladimir Putin në Vladivostok.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas Bujar Idrizit, sot kontratën me Llapin edhe për njw…