Pochettino: Ishim të pafat

02 qershor 2019 | 00:19

Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino ka thënë se ndihet shumë krenar me lojtarët e tij, derisa ka uruar Liverpoolin për triumfin në Ligën e Kampionëve.

“Ndjehem shumë krenar për përpjekjet e tyre, si luftuam. Ishim të pafat, pësuam gol nga penaltia. Luftuam dhe luajtëm shumë mirë në pjesën e dytë. Ndjehem shumë krenar, paksa pa fat. Ishte shumë e vështirë të filloje ndeshjen me 1 me 0. Por, ne mund të jemi optimistë”, është shprehur Pochettino.

“Jam shumë krenar të menaxhojë këtë grup lojtarësh, por urime Liverpoolit. Standardet janë shumë lart, sonte nuk ishte e mjaftueshme”, ka shtuar Pochettino.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mohamed Salah foli menjëherë pas ndeshjes kundër Tottenhemit. Futbollisti nga…