Komuna e Skenderajt dhe ‘Jetimat e Ballkanit’ do t’i ndërtojnë edhe pesë shtëpi për skamnorët

02 qershor 2019 | 14:57

Komuna e Skenderajt dhe shoqatat “Jetimat e Ballkanit” do t’i ndërtojnë edhe pesë shtëpi të për familjet skamnore në këtë komunë.

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë me dije se përveç këtyre pesë shtëpive, janë edhe 20 të tjera që do të ndërtohen, në bazë të marrëveshjes që kanë me shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, e cila drejtohet nga humanisti Halil Kastrati.

“Dita nis me vizita tek familjet që, megjithëse shumë miqësore, jetojnë në kushte shumë të vështira të banimit dhe është tepër e rëndë për t’u ballafaquar me atë çfarë pamë e gjetëm. Megjithatë, dërguam lajme të mira tek Selman Azemi nga Açareva, Hatiqe Hoti nga Turiqeci, Halim Smakaj nga Kllodernica, Skender Kajtazi nga Vitaku dhe i riu Shkelzen Xheloshi nga Qubreli, që për rastësi me lajmin e mirë, datëlindja e tij e 11-të, po shënohet me lajmin për fillimin e ndërtimit të shtëpisë edhe për familjen e tij.
Bashkërisht me humanistin Halil Kastrati nga shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’, ishim për vizitë tek secila këto 5 familje, për t’i njoftuar për një jetë të re që do të fillojë shumë shpejt”.

“Për dijeninë e të gjithëve, këto familje absolutisht meritore për shtëpi të reja, janë përzgjedhur nga komisioni i Komunës, ndërkaq financimi i projektit do të bëhet nga buxheti i Komunës dhe ‘Jetimat e Ballkanit’. Përveç këtyre 5 shtëpive, janë edhe 20 të tjera që do të ndërtohen, në bazë të marrëveshjes që kemi ne si komunë me shoqatën ‘Jetimat e Ballkanit’. Faleminderit, humanistit Halil Kastrati dhe të gjithë donatorëve zemërmirë!”, ka shkruar Jashari në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Image may contain: 7 people, indoorImage may contain: 3 people, people smiling, closeupImage may contain: 3 people, wedding and indoorImage may contain: 2 people, people standing and indoorImage may contain: 3 people, people sitting and indoorImage may contain: 2 people, people standing and indoorImage may contain: 2 people, closeup and outdoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liverpooli është kampion i ri i Evropës, pasi në finale…