Delegacioni francezo-gjerman nesër vjen në Kosovë, takohen me Thaçin, Veselin e Haradinajn

02 qershor 2019 | 15:43

Një delegacion francezo-gjermanë do ta vizitojë nesër ( e hënë) Republikën e Kosovës. Në përbërje të këtij delegacioni ka vetëm zyrtarë përgjegjës për rajonin tonë në ministritë e jashtme të Francës dhe Gjermanisë.

Gjatë kësaj vizite, ata do të diskutojnë me udhëheqësit shtetërorë për Samitin e Parisit, i cili do të mbahet më 1 korrik.

Delegacioni francezo-gjerman së pari do të takohen me presidentin Hashim Thaçi. Ky takim mësohet se do të ndodhë në mëngjes dhe do të jetë takimi i parë i tyre, duke vazhduar më pas me kryeparlamentarin Kadri Veseli, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe ekipin për dialog.

Nuk dihet nëse delegacioni francezo-gjermanë do të takohen edhe me liderët opozitarë.

Për dallim nga Samiti i Berlinit, i cili për shkak të organizimit të shpejtë dhe pa rezultate, përveçse ka nxjerr edhe një takim të dytë në Paris, si duket kësaj radhe Franca dhe Gjermania janë duke u munduar të marrin garanci nga udhëheqësit shtetërorë se do të lëvizet përpara drejt zhbllokimit të dialogut në Samitin e Parisit dhe arritjes së një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Delegacioni francez mësohet se përbëhet nga Alexandre Adam, zëvendëskëshilltar në kuadër të Presidencës së Francës, Thomas Bertin, shef i misionit për Ballkan në kuadër të Ministrisë së Jashtme të Francës, si dhe nga ambasadori Didier Chabert dhe Carole Blestel-Feffer. Kurse, delegacioni gjerman përbëhet nga Matthias Lüttenberg, shef i divizionit për marrëdhënie bilaterale për Lindjen e Mesme dhe Evropën Jugore, Christian Hellbach, i dërguar special për Evropën Juglindore dhe Turqinë pranë Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, si dhe nga ambasadori gjerman, Christian Heldt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhimbja shpeshherë shndërrohet në forcë, për njerëzit që dëshirojnë të…