Berat, era rrëzon pemën shekullore

02 qershor 2019 | 16:15

Një pemë shekullore, rrap është rrëzuar pak minuta më parë në aksin në mes të dy urave në qytetin e Beratit, por fatmirësisht nuk ka shkaktuar të lënduar apo dëme materiale ndër mjetet që qarkullonin në rrugë.

Pema mësohet se është rrezuar si pasojë e erës së shoqëruar edhe me shi e rrebesh. Rrëzimi i pemës në aksin Ura e Goricës-Ura e Varur, ka bllokuar qarkullimin e mjeteve në rrugë në njërin krah dhe tashmë qarkullimin në këtë aks qarkullimi është duke u monitoruar nga efektivë të policisë rrugore.

Pasi është dëmtuar mbrojtësja prej hekuri në anë të rrugës së këmbësorëve,pema ka përfunduar në rrugën automobilistike dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses që po presin pemën për të mundësuar hapjen e rrugës dhe për të vijuar qarkullimin normal të mjeteve. /TCh/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prizrenit ka bërë me dije se është shtyrë…