Kongresisti amerikan: Serbët janë popull i tmerrshëm
02 qershor 2019
| 21:46
Kongresisti amerikan Tim Burchett thotë se ka biseduar me ish-presidenten Atifete Jahjaga rreth krimeve dhe dhunimeve që ka kryer Serbia gjatë kohës së luftës në Kosovë.
Kongresisti republikan ka publikuar në “Twitter”, një video në fund të muajit prill, ku ai flet për takimin me Jahjagën.
“Jam takuar me ish-presidenten e Kosovës, ajo është një zonjë e përzemërt. Kemi biseduar për ata të ndyrët në Serbi, për krimet e tyre të luftës, sidomos dhunimeve. Ata janë popull i tmerrshëm”, tha Burchett, i cili është kongresist nga Tenesi.
Ai tha se bisedoi me Jahjagën për krimet e luftës që i kanë kryer “njerëzit e pakëndshëm në Serbi, të cilët askush nuk dëshiron t’i sjellë para drejtësisë”./KP