Liderët duhet të bashkohen për të ardhmen e vendit

03 qershor 2019 | 08:51

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Naim Tërnava, u ka bërë thirrje liderëve politikëvendit që të bashkohen për interesat kombëtare të Kosovës.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se ndasitë politike nuk duhet të vijnë në shprehje kur është në pyetje e ardhmja e Kosovës.

Kreu i BIK-ut ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të ndajnë një pjesë të buxhetit shtetëror për bashkësitë fetare.

Sipas Tërnavës, për BIK-un është mjaft sfiduese që t’i sigurojë çdo muaj pagat e 2 000 punëtorëve.

Me rastin e Fir Bajramit, myftiu Tërnava ka bërë thirrje që të zgjatet dora e pajtimit dhe të ndërpriten armiqësitë.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri grek, Alexis Tsipras pranoi sonte humbjen e kandidatëve të…