Haradinaj takohet me komandantin e KFOR-it, situata e sigurisë në Kosovë vlerësohet e qetë

03 qershor 2019 | 10:36

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Lorenzo D’Addario me të cilin ka biseduar për zhvillimet aktuale në vend.

Kryeministri Haradinaj fillimisht falënderoi komandantin D’Addario për punën që po bëjnë ushtarët e KFOR-it për krijimin e një klime paqësore dhe një mjedis të qetë për të gjithë qytetarët në Kosovë.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj ka vlerësuar rolin dhe kontributin e KFOR-it në mbajtjen e stabilitetit të qëndrueshëm në Kosovë.

Bashkëbiseduesit, vlerësuan se gjendja e sigurisë në Kosovë është e qetë dhe stabile dhe se bashkëpunimi ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve vendore të sigurisë është i shkëlqyeshëm.

Institucionet dhe të gjithë mekanizmat e sigurisë së Kosovës janë partnerë të përhershëm dhe të besueshëm të misionit të NATO-s për paqe dhe stabilitet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Labinotë Demi-Murtezi është bërë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje. Lajmin e…