Sekretari i ushtrisë amerikane viziton FSK-në

03 qershor 2019 | 11:11

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani dhe komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës gjenerallejtënant Rrahman Rama, janë takuar dje në Prishtinë me sekretarin e Ushtrisë Amerikane, Dr. Mark T. Esper.

Zëvendësministri Ramadani dhe gjenerali Rama e falënderuan sekretarin Esper për mbështetjen e vazhdueshme amerikane për sigurinë në Kosovë dhe rajon, duke vlerësuar lart kontributin e trupave ushtarake amerikane në shtetin tonë.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe ambasadori amerikan në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës është duke zhvilluar procesin e brendshëm…