Veseli: Do marrim maksimumin në dy sfidat e radhës

03 qershor 2019 | 14:03

Mbrojtësi i Kombëtares, Frederik Veseli ishte i pranishëm ditën e sotme në konferencën për shtyp të zhvilluar në qytetin e Frankurtit, ku foli për trajnerin e ri, objektivin në dy sfidat e para si dhe për të ardhmen pas rënies të Empolit në Serinë B.

NRYSHIMET E TRAJNERËVE- Janë 2 trajnerë të ndryshëm dhe secili ka stilin e vet, Edhe në klub kam pasur trajnerët të ndryshëm dhe secili sikurse dhe secili futbollist, punon me mënyrën e vet. Nëse nuk do të ketë ndryshime nuk ishte ndërruar trajneri në Kombëtare, por është herët të gjykoj punën e trajnerit edhe pse nuk jam tip që gjykoj. Unë jam lojtar, puna jonë është të arrijmë rezultatet pozitive dhe të fitojmë sa më shumë.

OBJEKTIVI – Me 6 pikë jemi të kënaqur, por në futboll nuk fiton gjithmonë. Duhet të përqendrohemi ndeshjen e parë dhe të bëjmë paraqitje pozitive dhe pastaj të shohim. Kam besim se rezultati do të vijë. Qëllimi është të fitojmë.

ISLANDA- Besoj se Islanda si çdo skuadër kur arrin në kulm bie pak poshtë. Islanda nuk është siç ishte pak më parë dhe shpresoj që momentin që kemi pasur ne poshtë, të ngrihemi më lart dhe të marrim fitore. Jemi përqendruar në lojën tonë por nga sot do t’i studiojmë edhe ata.

E ARDHMJA- Kam edhe 2 vite kontratë me Empolin, por nëse ka mundësi pozitive për mua dhe klubin do të ishte më mirë. Jam i sigurt se do të kisha mundësi të luaja në kampionat më të lartë, por do të shohim se çfarë ndodh. Kam dy vite por vendos klubi. Do shikojmë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Golden State rezultoi më i fortë sesa fati i keq.…