Veseli: Qëndrimet tona karshi delegacionit gjermano-francez ishin shumë unike

03 qershor 2019 | 15:25

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pas takimit me delegacionin gjermano-francez, ka thënë se qëndrimet e liderëve kosovarë kanë qenë unike karshi këtij delegacioni.

“Qëndrimet tona karshi delegacionit ishin shumë unike, ato janë qëndrime të qytetarëve të Kosovës, të cilat lidhen me mandatin tonë Kushtetues për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial”, ka thënë Veseli.

Ai ka theksuar se nuk ka pasur kërkesa specifike, përveç faktit se në Samitin e Parisit do të shkojmë edhe më të përgatitur.

“Ajo çfarë është pozitive, është fakti se Gjermania dhe Franca së bashku me Shtetet e Bashkuara do të jenë edhe më të përfshira në procesin e dialogut me Serbinë”, ka deklaruar Veseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vazhdën e mbrojtjes së konsumatorit, ministri Endrit Shala bashkë…