Haradinaj uron besimtarët myslimanë për përfundimin e muajit të Ramazanit
03 qershor 2019
| 22:30
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar besimtarët myslimanë për përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
“Të dashur bashkëkombës të besimit islam që keni agjëruar këtë muaj të shenjtë.
Sonte e përmbyllët me përkushtim dhe devotshmëri muajin e Ramazanit, muaj ky i afrimit dhe mbështetjes tek njëri tjetri.
Me shpresën e një agjërimi të pranueshëm, uroj që të jemi pranë njëri tjetrit me vetëmohim e solidaritet!”, ka shkruar Haradinaj në profilin e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/