Hoxhaj takon zyrtarët e NSC në Washington: Dialogu të përmbyllet këtë vit me njohje

03 qershor 2019 | 22:43

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj gjatë qëndrimit në Washington, D.C., ka takuar zëvendës-drejtorin e lartë për Evropë John Erath dhe drejtorin për Çështje Evropiane, William Berkley të Këshillit për Siguri Kombëtare të ShBA-së.

Gjatë këtij takimi, Hoxhaj ka njoftuar zyrtarët e NSC për zhvillimet në Kosovë, ecurinë e dialogut dhe gatishmërinë e Kosovës për mbarëvajtje të dialogut.

Ai shkroi në profilin e vet në “Twitter”, se marrëveshja finale duhet ta sjellë njohjen e ndërsjellë dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Sipas Hoxhajt, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa vende të Evropës janë kyçe për suksesin e këtij dialogu final, pasi që nuk mund të ketë marrëveshje të zbatueshme dhe afatgjatë pa mbështetjen e këtyre vendeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar besimtarët myslimanë për…