Deputeti Berisha: Mos na quani komuniteti RAE

03 qershor 2019 | 23:51

Deputeti i Grupit Parlamentar nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptan, Veton Berisha, mendon një ndër arsyet që erdhi deri tek sulmi ishte edhe shfaqja e racizmit në shoqëri. Madje për deputetin Berisha, edhe shprehjen identifikuese të këtyre komuniteteve “RAE” e cilëson si izolim racist.

“Fjala identifikuese “RAE”,  për ne është izolim racist dhe nuk është e definuar me ligj”, tha Berisha.

Ai gjithashtu saktësoi se edhe problemet e këtyre komuniteteve janë të ndryshme dhe ulëset e rezervuara në Kuvend nuk na nderojnë neve.

“Komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian kanë probleme të ndryshme. Për shembull, ashkalitë flasin shqip dhe nuk e kanë problem. Ndërsa ulëset e rezervuara në Kuvend nuk i bëjnë ndër komuniteteve tona. Nuk është kënaqësi me kanë komunitet në Kuvend”, tha ai për televizionin “T7”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari holandez Ard Schouten, ka bërë një veprim për herë…