Thaçi viziton BIK-un, bën thirrje për solidaritet, paqe dhe afrim të njerëzve

04 qershor 2019 | 12:38

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e festës së Fitër Bajramit ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, ku është pritur nga myftiu Naim Tërnava.

Presidenti Thaçi ka uruar Bashkësinë Islame dhe të gjithë qytetarët e besimit islam për festën e Fitër Bajramit.

“Ishte një muaj i shenjtë i agjërimit, një muaj i solidaritetit, mirëkuptimit, paqes, i afrimit të njerëzve edhe më tepër. Kemi pasur kënaqësinë që edhe më myftiun dhe të gjithë njerëzit në Kosovë të Bashkësisë Islame, por edhe me besimtarë të tjerë të jemi së bashku në shumë iftar anekënd Kosovës. Kudo shihet një mirëkuptim, solidaritet, dashuri dhe respekt mes njerëzve. Sot jemi këtu që të urojmë Bashkësinë Islame, t’i urojmë gjithë njerëzit për agjërimin e tyre, por mbi të gjitha për ditën e Fitër Bajramit”, ka thënë presidenti Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e Fitër Bajramit, kryetari i Degës së Nismës…