Limaj e kalon festën e Fitër Bajramit me të rinjtë e vendlindjes

04 qershor 2019 | 19:03

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, po kalon festën e Fitër Bajramit në vendlindje.

Kryetari i Nismës ka postuar disa fotografi më të rinjtë e vendlindjes se tij në festën e Fitër Bajramit.

“Intelektualë të rinj e me energji pozitive. E ardhmja jonë është e sigurt”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.

Kreu i Nismës në mëngjes i shoqëruar nga deputetë e ministra nga radhët e Nismës ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës ku ka uruar myftin Tërnava për festën e Bajramit.

Nga Bashkësia Islame e Kosovës, Limaj ka uruar, të gjithë besimtarët myslimanë për këtë festë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Ajo që ngjau në paralmentin serb në Beograd…