Kurti takon këshilltarin e Merkelit, flasin për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës e Gjermanisë

04 qershor 2019 | 21:43

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje!, ka bërë të ditur se është takuar me këshilltarin e kancelares Angela Merkel, Matthias Lüttenberg me ç’rast kanë biseduar për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.

“Në Berlin sot takova Matthias Lüttenberg, këshilltarin e Kancelares Merkel, dhe zëvendësin e tij, Alexander Jung. Isha bashkë me nënkryetarin e Vetëvendosjes, Besnik Bislimin, Mevlyde Hysenin dhe Xhavit Drenorin”, ka shkruar Kurti.

Tutje ai ka bërë të ditur temat të cilat janë diskutuar.

“Në këtë takim miqësor biseduam hapur për marrëdhëniet e Kosovës me Gjermaninë, për domosdoshmërinë e luftimit të korrupsionit të lartë dhe krimit të organizuar në Kosovë, për nevojën e zhvillimit ekonomik të orientuar në punësim, për rëndësinë e raporteve me Serbinë dhe dialogun parimor e të përgatitur me të, si dhe për çështjet e integrimit evropian dhe rajonit të Ballkanit”, ka shkruar Kurti në profilin e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj gjatë qëndrimit në Washington D.C.,…