‘Dardanët’ zhvilluan stërvitjen e fundit në Kosovë

05 qershor 2019 | 13:16

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll e ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore para nisjes për në Podgoricë.

Edhe në stërvitjen e sotme “Dardanët” punuan me intensitet të madh dhe me përkushtim, derisa përzgjedhësi Bernard Challandes punoi edhe në detaje për skemat e tij me të cilat synon që të marrë rezultatin pozitiv të premten kundër Malit të Zi.

Atmosfera është jashtëzakonisht e mirë dhe të gjithë janë optimistë se në këto dy udhëtime do të nxjerrin rezultate pozitive.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë…