Çmimet e importit u ngritën 3.5 për qind 

05 qershor 2019 | 14:42

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Importit (IÇIMP) për tremujorin e parë (TM1) të vitit 2019.

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë pësoi rënie për (-0.4%) në TM1  2019, krahasuar me TM4 2018. “Rënie më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin te: pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (-6.1%); tekstili dhe artikujt prej tij (-2.7%); letra dhe artikujt prej saj (-0.8 %); vajrat ushqyese (-0.5 %); lëkura dhe artikujt prej saj (-0.5%); mjetet e transportit (-0.4%); shtazët e gjalla dhe prodhimet e shtazëve (-0.4%); metalet bazë dhe artikujt prej tyre (-0.3%); dhe plastika, kauçuku dhe artikujt prej tyre (-0.2%)”, është thënë në raportin e ASK-së, duke u shtuar se rënia u neutralizua, kryesisht nga ngritja e çmimeve sipas sektorëve te: prodhimet bimore (3.3%); prodhimet minerale (2.3%); këpucët (1.5%); artikujt e ndryshëm të prodhuar (0.7%); druri dhe artikujt prej tij (0.4%); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (0.2%); prodhimet e industrive kimike (0.1%); dhe instrumentet optike, fotografike, matëse, madicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës (0.1%).

Sipas ASK-së, krahasuar TM1 2019 me TM1 2018, çmimet e importit u ngritën në një mesatare prej 3.5%. “Ngritjet më të mëdha sipas sektorëve ishin te: prodhimet minerale (21.7%); lëkura dhe artikujt prej saj (19.9.%); shtazët e gjalla dhe prodhimet e shtazëve (9.3%); instrumentet optike, fotografike, matëse, madicinale dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës (7.9%); këpucët (5.0%); druri dhe artikujt prej tij (4.8%); plastika, kauçuku dhe artikujt prej tyre (4.2%); artikujt e ndryshëm të prodhuar (3.5%); prodhimet e industrive kimike (2.8%); artikujt e gurit, llaçit, prodhimet e qeramikës dhe të qelqit (2.1%); letrat dhe artikujt prej saj (1.6%); mjetet e transportit (1.3%); dhe artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (0.6%)”,  thuhet në raportin e  ASK-së.

Gjithnjë sipas këtij raporti, ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: tekstili dhe artikujt prej tij (-11.5%); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (-3.0%); vajrat ushqyese (-2.7%); metalet bazë dhe artikujt prej tyre (-1.6%); dhe prodhimet bimore (-0.6%).

 

/Epoka e re/

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në tremujorin e parë të vitit 2019-të, numri i vizitorëve…