Ndërron jetë Albert Rohan

05 qershor 2019 | 15:21

Diplomati austriak, Albert Rohan, ka vdekur në moshën 83-vjeçare, ka njoftuar ministria e Punëve të Jashtme e Austrisë.

Rohan së bashku me të dërguarin e Kombeve të Bashkuara, Marti Ahtisari, ka marrë pjesë në negociatat për statusin e Kosovës.

“Austria ka humbur njërin nga diplomatët më të aftë. Për ministrinë dhe mua personalisht, vdekja e Rohanit paraqet humbje të një modeli të madh”, ka bërë me dije shefi i diplomacisë austriake, Alexander Schallenberg.

Ndërkaq zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka thënë se është thellësisht i pikëlluar nga ndarja e jetës e mikut të madh të Kosovës.

“Thellësisht i pikëlluar për ndarjen nga jeta të mikut të Kosovës Albert Rohan, njërit nga gjigantët e diplomacisë evropiane dhe nga paqebërësit më të aftë në Ballkan. Do ta kujtojmë përgjithmonë për aftësitë e tij të jashtëzakonshme intelektuale e diplomatike, ndërsa unë personalisht do ta kujtoj për përvojën që kam pasur rastin ta përfitoj nga ai gjatë shumë viteve të bashkëpunimit të ngushtë”, ka shkruar Hoxhaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), për periudhën janar-maj 2019-të, ka…