ATK-ja për pesë muaj ka inkasuar 211.4 milionë euro

05 qershor 2019 | 15:20

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), për periudhën janar-maj 2019-të, ka inkasuar 211.4 milion euro, gjë që nëse e krahasojmë me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar janë mbledhur 9.2% apo 17.8 milion euro më shumë.

“Si rezultat për rritjen e të hyrave janë avancimi i vazhdueshëm i shërbimeve ndaj tatimpaguesve, të cilat kanë lehtësuar në masë të madhe deklarimin dhe pagesën e tatimeve, si dhe kanë ngritur nivelin e përmbushjes vullnetare. Po ashtu,  rol të rëndësishëm ka edhe rritja e aktiviteteve në teren e sidomos ndërmarrja e veprimeve për mbledhjen e borxheve tatimore të pa shlyera të cilat aktivitete janë  intensifikuar në masë të madhe e qe do të  vazhdojnë edhe ditëve në vijim”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

“Administrata Tatimore do të vazhdoj të punoj në ruajtjen dhe ngritjen e imazhit të një administrate transparente dhe në shërbim të të gjithë tatimpaguesve.  Motoja e përgjithshme e punës tonë qëndron në krijimin e një mjedisi, i cili mbështet fuqimisht përmbushjen e detyrimeve tatimore nga ana e tatimpaguesve, dhe mbi të gjitha trajtim i barabartë për të gjithë tatimpaguesit që secili ta paguaj pjesën qe i takon me ligj”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Turizmi është një nga sektorët prioritarë ku po mbështetet ekonomia…