Komuna e Junikut mban dëgjim publik për buxhetin e vitit 2020

05 qershor 2019 | 16:16

Komuna e Junikut e cila drejtohet nga kryetari Agron Kuçi, të premten do të mbajë dëgjim publik me qytetarë në lidhje me buxhetin e kësaj komune për vitin 2020. Kjo komunë ka ftuar junikasit që të bëhen pjesë e këtij dëgjimi publik në mënyrë që t’i trajtojnë kërkesat e tyre gjatë hartimit të buxhetit komunal. “Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Junikut se me datë 07.06.2019, në orën 11:00 në sallën e Kuvendit Komunal mbahet dëgjimi i parë publik për buxhetin e vitit 2020. Me pjesëmarrjen, kontributin dhe sugjerimet tuaja ju jeni pjesë e planifikimit buxhetor dhe shqyrtimit të Kornizës Afatmesme Buxhetore Komunale (KABK) për vitet 2020-2022”, ka njoftuar Komuna e Junikut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka bërë me…