Tahiri e Braathu diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit në agjendën e demokratizimit

05 qershor 2019 | 18:55

Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, ka pritur sot në takim ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, me të cilin ka diskutuar për procesin e reformave dhe forcimin e bashkëpunimit në agjendën e demokratizimit.

Tahiri ka bërë me dije se në këtë takim kanë diskutuar edhe për të arriturat dhe ngecjet e evidentuara nga Raporti për Kosovën i Komisionit Evropian.

“Me theks të veçantë e njoftova Ambasadorin për hapat e ndërmarrë në kuadër të Ligjit për Qeverinë që ka për synim efikasitetin, efektivitetin dhe koordinimin më të mirë në funksion të agjendës zhvillimore. Në fund theksova se roli i OSBE-së në mbështetjen e reformave, me theks të sistemit zgjedhor, por edhe të demokratizimit mbetet i rëndësishëm, e për këtë një agjendë e harmonizuar do të përshpejtonte këto procese”, ka thënë Tahiri pas takimit me ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Legjislacion, në mbledhjen e mbajtur të mërkurën ka…