Ndërron jetë ish-luftëtari i UÇK-së Zeqir Nimonaj

06 qershor 2019 | 09:19

Kryetari i Komunës së Decanit, Bashkim Ramosaj, ka thënë se me pikëllim të thellë ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta të luftëtarit më të dalluar të UÇK-së, Zeqir Nimonaj.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka bërë me dije se do të mbahet mbledhje komemorative sot në orën 14:00, në sallën e Asamblesë Komunale, ndërsa varrimi i ish-luftëtarit tëUÇK-s do të bëhet në orën 17:00, në “Kompleksin e Dëshmorëve” në Gllogjan.

“Ngushëllimet më të sinqerta familjes Nimonaj, bashkëluftëtarëve dhe gjithë qytetarëve të komunës së Deçanit”, ka shkruar Ramosaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kosovë sot do të mbajë mot me diell, me…