Haradinaj takohet me deputetët gjermanë, kërkon mbështetje për liberalizimin e vizave

06 qershor 2019 | 10:29

Gjatë vizitës zyrtare në Berlin, kryeministri Ramush Haradinaj është takuar me anëtarët e Grupit Parlamentar për Evropën Juglindore të Bundestagut, Josip Juratovic, Nezahat Baradari nga SPD dhe Friedrich Ostendorff, Die Grünen.

“Me deputetët gjermanë biseduam për zhvillimet e gjithëmbarshme në vend dhe rajon, për bashkëpunimin e ngushtë Kosovë-Gjermani dhe procesin e dialogut me Serbinë. Kam shprehur qëndrimin se Kosova është pro dialogut për arritjen e një Marrëveshjeje Gjithëpërfshirëse që rezulton me njohje në kufijtë ekzistues”, ka thënë Haradinaj.

Ai në këtë takim ka ritheksuar se qytetarët e Kosovës, janë të vetmit në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk gëzojnë lëvizje të lirë për shkak të regjimit të vizave dhe me të drejtë presin që Gjermania t’i japë këtij procesi epilog pozitiv.

“Roli i shtetit gjerman ka qenë dhe mbetet i fuqishëm për konsolidimin e brendshëm e të jashtëm të shtetit tonë dhe aktualisht jemi në pikën kulmore të marrëdhënieve bilaterale me Gjermaninë”, është shprehur Haradinaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) është hedhur…