Milaim Zeka ofron votën për rrëzim të Qeverisë (Video)

06 qershor 2019 | 16:33

Partitë opozitare në Kosovë kanë një votë më shumë nga partitë në pushtet për të rrëzuar Qeverinë Haradinaj.

Kjo pasi, deputeti Milaim Zeka është shprehur i vendosur se vota e tij do të jetë në shfrytëzim të opozitës për dërgimin e Kosovës në zgjedhje të reja.

Në lidhje me këtë, deputeti Zeka në një intervistë për “Kosovapress”, ka konfirmuar takimet dhe kontaktet me partitë opozitare dhe këtë vendim ka thënë se e ka marr për shkak të vjedhjes drastike që po i ndodhë parasë publike.

Në këtë intervistë, deputeti Zeka ka folur edhe për partinë e re që do të formojë më 29 qershor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tregu i punës në Kosovë karakterizohet me shkelje të mëdha.…