Haradinaj takohet me kryetarin e Bundestagut, e falënderon për mbështetjen

06 qershor 2019 | 18:03

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në kuadër të vizitës zyrtare në Berlin, është takuar edhe me Kryetarin e Bundestagut, Wolfgang Schauble, të cilin e ka falënderova për gjithçka që legjislativi gjerman dhe ai personalisht kanë bërë për Kosovën.

“Në konferencën ‘Takimet Ndërkombëtare’, pata kënaqësinë ta takoj kryetarin e Bundestagut, Wolfgang Schauble, të cilin e falënderova për gjithçka që Parlamenti gjerman dhe ai personalisht kanë bërë për Kosovën. Ndjenjë e mirë që Kosova është pjesë e pandashme e këtyre takimeve që promovojnë paqen dhe mirëbesimin ndërmjet njerëzve dhe kombeve! Faleminderit Gjermani!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/Image may contain: 5 people, people standing and suitImage may contain: 6 people, people smilingImage may contain: one or more people and indoorImage may contain: 3 people

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti Olimpik i Kosovës ka bërë publike listën prej 12…