ShBA i reagon Daçiqit për shkrimin në bankënotën 100 dollarëshe ‘Kosova është Serbi’

06 qershor 2019 | 23:19

Ambasada amerikane në Beograd ka reaguar pasi ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, iu bashkua një fushate në internet, duke shkruar në bankënotën 100-dollarëshe me alfabet cirilik “Kosova është Serbi”.

“Në vend se të shkatërrojë bankënotën me imazhin e shkencëtarit të madh amerikan dhe burrështetasit, Benjamin Franklin, ministri Daçiq do të mund të mendonte ndoshta për thënien e tij: ‘Ji në luftë me veset tuaja, e në paqe me fqinjët”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës së SHBA-së në Beograd dërguar Shërbimit të Ballkanit të “Radios Evropa e Lirë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori në largim i Britanisë së Madhe në Serbi, Denis…