Tre persona vdesin nga stuhia ‘Miguel’ në brigjet e Francës
Një anije shpëtuese është përmbytur në brigjet perëndimore të Francës, duke lënë të vdekur tre anëtarë të ekipit.
Erërat deri në 129 kilometra në orë, kanë përfshirë këtë zonë, teksa stuhia “Miguel” është nisur nga brigjet e Spanjës drejt këtij rajoni.
Tre të vdekurit, kanë qenë në mesin e shtatë personave, që janë nisur për t’i ndihmuar një anijeje tjetër, që është bllokuar si pasojë e stuhisë.
Stuhia “Miguel”, është thënë të ketë nxjerrë edhe drunj nga toka, duke prekur rajonin Asturias të Spanjës, për të kaluar më pas në bregun francez.
Kjo stuhi, që është konsideruar e rrallë për këtë periudhë të vitit, ka ndikuar edhe në çrregullimin e transportit publik.
Dhjetë departamente franceze kanë shpallur një nivel të alarmit, duke paralajmëruar për ndonjë dëm potencial, kryesisht nga drunjtë.
Alarme të ngjashme janë vënë edhe në perëndim të Holandës, meqë erërat është raportuar të kenë arritur shpejtësi deri në 100 kilometra në orë.