Vuçiqi i kundërpërgjigjet Thaçit
07 qershor 2019
| 16:02
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka reaguar ndaj akuzave të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për pengimin e vazhdimit të dialogut.
“Për zotëri Thaçin e gjithë Kosova u përket shqiptarëve të Kosovës apo kosovarëve apo kjo është një shtet i pavarur. Por, sipas Kushtetutës së Serbisë e gjithë Kosova i përket Serbisë, edhe bota është e ndarë, absolutisht e ndarë”, ka thënë Vuçiqi në Forumin “GloboSec”, i cili është mbajtur në Bratislavë.
Ai ka thënë se gjysma e botës e njeh, por gjysma tjetër nuk e njeh Kosovën e pavarur. Vuçiqi ka thënë se angazhohet për një zgjidhje kompromisi, por jo çfarëdo zgjidhjeje që ofron Prishtina.