Feronikeli ‘blindon’ edhe Dabiqajn

08 qershor 2019 | 00:35

Skuadra kampione dhe fituese e Kupës së Kosovës në futboll, Feronikeli ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me mesfushorin, Albert Dabiqaj.

Dabiqaj është pjesë e skuadrës së Feronikelit që prej afatit kalimtar veror të 2017-ës. Mesfushori kaloi formë tejet të mirë këtë sezon, duke arritur titullin kampion dhe duke triumfuar në Digitalb Kupën e Kosovës.

Në takim me presidentin e klubit të Feronikelit, Naser Ramajn, mesfushori nënshkroi vazhdimin e bashkëpunimit me kampionët e Kosovës.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Fatos Beqiraj që udhëheqi Malin e Zi ndaj Kosovës…