![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/06/FB_IMG_1560021356238.jpg)
Zyrtare: Munishi, trajner i Ballkanit
08 qershor 2019
| 21:20
Ish-trajneri i disa skuadrave në Kosovë, Ismet Munishi është emëruar shef i shtabit teknik në skuadrën e Ballkanit.
Munishi ka drejtuar Feronikelin, Besën, Hajvalinë, Vëllaznimin dhe Vushtrrinë, derisa e ka marrë drejtimin e Ballkanit për edicionin 2019/2020 në IPKO Superligë.
Ballkanin në fund të kampionatit e drejtoi Gani Sejdiu.
/Epoka e re/