Shpërbëhet Parlamenti i Moldavisë

09 qershor 2019 | 15:34

Presidenti në detyrë i Moldavisë, Pavel Filip, ka shpërbërë Parlamentin dhe ka thirrur zgjedhje të jashtëzakonshme të mbahen më 6 shtator, teksa shteti i ish-Bashkimit Sovjetik po përballet me një krizë të madhe politike.

Filipi ka njoftuar për këtë vendim sot, vetëm pak kohë pasi Gjykata Kushtetuese e rrëzoi nga pushteti presidentin pro-rus, Igor Dodon dhe e ka emëruar Filipi, i cili është kryeministër në detyrë si president në detyrë, raporton “Rel”.

Qindra persona dolën në rrugët e kryeqytetit moldav, Kishiniev që prej 8 qershorit, për të protestuar kundër Dodon dhe për të mbështetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Protesta është organizuar nga Partia Demokratike, që udhëhiqet nga Vlad Plahotniuc, që është personi më i pasur në Moldavi.

Njoftimi i presidentit në detyrë, Filip, vjen vetëm një ditë pasi liderët parlamentarë u takuan në një seancë të jashtëzakonshme, duke tentuar që të formojnë Qeverinë, pas zgjedhjeve të mbajtura në shkurt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova edhe gjatë këtij sezoni pritet të ketë rendimente të…