Cassano rikthehet te Sampdoria

09 qershor 2019 | 16:00

Sampdoria pritet të ketë shumë ndryshime gjatë verës, kurse lajmi më i bujshëm është rikthimi i Antonio Cassanos.

Një rikthim për Cassano te skuadra e Sampdoria, këtë herë si drejtues (konsulent i transferimeve), ekip ku ka kaluar momentet më të bukura të karrierës së tij sportive.

Ky do të jetë kapitulli i tretë i Cassano me Sampdoria, që si lojtar ka luajtur fillimisht në sezonet 2008-2011 dhe më pas 2015-2017.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Sabit Istogu Në prag të 20-vjetorit, ditës së çlirimit…